INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, një ditë fantastike për këto shenja! Hidhini një sy

Horoskopi ditor, një ditë fantastike për këto shenja! Hidhini një sy

Publikuar më: 12:29 12-11-2017

Horoskopi ditor.

Dashi – Zjarri i pasionit do rindizet gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin dhe t’i shprehni dëshirat tuaja. Financat nuk do jenë problematike, por ju duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes ato.

Demi – Nuk do bini për çdo gjë dakord me atë që keni në krah sot, por sërish marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë dhe jo problematike. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni në këtë plan.

Binjakët – Planetët do iu ndihmojnë gjatë kësaj dite që ta bindni partnerin të bëjë ato që ju dëshironi. Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Financat do jenë të mira kështu që mund të merrni edhe ndonjë vendim të rëndësishëm.

Gaforrja – Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i ngrohtë sot. Do filloni të mendoni për disa projekte të përbashkëta të cilat do iu afrojnë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Në planin financiar nuk është momenti i duhur për të filluar operacione të mëdha po për të bërë investime.

Luani – Duhet të jeni shumë të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni debate të zjarrta me të. Nëse toleroni edhe pak më tepër, gjërat do shkojnë akoma më mirë. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm dhe menaxhojini me kujdes ato të ardhura që keni.

Virgjëresha – Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Nëse partneri iu propozon të provoni eksperienca të reja, mos refuzoni. Financat do jenë të mira, prandaj mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër sot.

Peshorja – Kushtojini më tepër vëmendje atij që dashuroni sot nëse doni që gjërat mes jush të shkojnë më së miri. Nëse do përgatisnit ndonjë surprizë të këndshme ai do ndihej edhe më mire. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni më ëesa duhet duke kryer shpenzime marramendëse.

Akrepi – Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit do ndikojeë së tepërmi në jetën tuaj sentimentale sot. Dita do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione të forta. Klima në sektorin e financave nuk do jetë e ngrohtë. Kujdes!

Shigjetari – Do e joshni pa fund atë që keni në krah sot dhe atij as që do i shkojë në mendje të shohë dikë tjetër. Për të ju do jeni muza më e bukur dhe më e dëshiruar. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin që të mos keni vështirësi.

Bricjapi – Nëse nuk jeni shumë të sigurt për jetën tuaj në çift dhe hezitoni të merrni vendime të rëndësishme, më mirë mos hidhni asnjë hap dhe flisni hapur me partnerin. Në planin financiar do jeni më pak rigorozë në menaxhimin e të ardhurave që keni.

Ujori – Nuk do jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni ashpër me personin që keni ne krah. Kujdes sepse nëse edhe ai nuk do jetë në qejf mund të keni probleme të mëdha. Në planin financiar ka ardhur koha të përballeni drejtpërdrejt me problemet që do iu dalin.

Peshqit – Jeta juaj në çift pritet të ketë ndryshime te mëdha gjatë kësaj dite. Do tregoheni më të hapur me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Financat nuk do jenë aspak problematike, madje për disa mund të ketë edhe ndonjë përmirësim te vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0041041374206543