INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Honda vjen me risi për sezonin e 2018, prezantohet modeli Honda RC213V [FOTO]

Honda vjen me risi për sezonin e 2018, prezantohet modeli Honda RC213V [FOTO]

Publikuar më: 18:12 20-02-2018

Fabrika e ekipit Honda në MotoGP ka zbuluar një motor të rishikuar përpara fillimit të sezonit 2018.

Honda e prezantoi këtë motor të ri në Xhakarta, ku prezent ndodheshin edhe pilotët Marc Marquez dhe Dani Pedrosa së bashku me bosin e ri të ekipit Alberto Puig. Kjo prurje e re vjen direkt pas një shfaqjeje dominuese nga kontigjenti Honda, në Tajlandë, e cila u krye nga Pedrosa.

Ndërsa piloti Marquez shkon në sezonin e 2018 duke synuar titullin kampion dhe ka insistuar në mënyrë të përsëritur se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Honda pavarësisht nga spekulimet që e lidhin atë me kompanitë rivale, sidomos KTM. Nga ana tjetër edhe Pedrosa kërkon të zgjasë mandatin e tij 11-vjeçar me ekipin e Hondas.

Të dy pilotët do të kryejnë startimin e tyre me Hondën, në provën finale të para sezonit në Katar me datën 1-3 mars ndërsa sezoni doo të nis në të njëjtën vend në datën 18 Mars.

 

download_3.jpg

download_2.jpg

 

 

2013-Honda-RC213V-Repsol-13.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028970241546631