INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e të motrës, Dajana Shabani: Nuk do bëj çfarë duan shqiptarët [VIDEO]

Historia e të motrës, Dajana Shabani: Nuk do bëj çfarë duan shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 19:15 20-01-2018

Edhe këtë fundjavë nuk kanë munguar rrëfimet ekskluzive dhe momenteT shumë argëtuese gjatë programit “ Një kat më lart” me Ermal Peçi.  Në shtëpine e IN Tv erdhi këtë të shtunë moderatorja e mëngjesit Dajana Shabani. E pyetur për ngjarjen që përfshiu motrën e saj, ajo nuk ngurroi ta quaj si një nga momentet e saj më të vështira, madje edhe si një ‘bombë’.

‘Unë kam qënë me pushime, sa kisha dal nga lehonia. Ra një bomb, për 21 ditë unë nuk kam dal fare nga shtëpia pasi nuk doja të shikoja asnjeri’- tha Dajana.

E pyetur nga Ermali në lidhje me komentet online, ajo theksoi se nuk bëri asnjë reagim apo tu thoshte miqve të saj të shkruanin në favorin e saj.

‘Nuk e kam me asnjëri që nuk na ka njohur, e kam me njerëzit që na kanë njohur. Nuk i harroj njerëzit që më kanë zhytur në ditë të vështira. Unë sfidoj çdo njeri që ti ndodhi e njejta gjë e të mbaj qëndrim, unë nuk do bëj çfarë duan shqiptarët, s’do ta bëj kurrë’ – vijoi moderatorja.

Ndiqni intervistën e plotë me Dajana Shabani në “Një kat më lart”

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266