INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e çuditshme e shqiptarit. Del nga burgu pas 10 vitesh e përfundon sërish në pranga

Historia e çuditshme e shqiptarit. Del nga burgu pas 10 vitesh e përfundon sërish në pranga

Publikuar më: 17:14 22-11-2017

Historia e çuditshme është ajo që vjen nga Bagnolo Mella, provincë e Breshias në Itali dhe ka si protagonist një burrë me 52-vjeçar me origjinë shqiptare. Shqiptari ishte liruar kohët e fundit nga burgu pasi kishte përfunduar dënimin me dhjetë vjet heqje lirie për krime të ndryshme si shfrytëzimi i prostitucionit, trafikimit, lëndimit personal dhe posedimit të paligjshëm të armëve në vende publike. Por burgu me sa duket nuk shërbeu për ta ri-edukuar atë. I liruari nga burgu i cili u duk fillimisht se e kishte ndryshuar mënyrën e jetesës , përfundoi përsëri në pranga. Karabinierët, në fakt, vunë re një mospërputhje midis të ardhurave të tij dhe stilit të jetesës. Policia vendosi të bënte një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku zbuloi se ai mbante një armë, 16,500 euro dhe një kilogram kokainë. 52-vjeçari u arrestua sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391