INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harroni “Zogun” e Tunës. Mariza Ikonomi guxon, ja si e këndon “Fenix” [Video]

Harroni “Zogun” e Tunës. Mariza Ikonomi guxon, ja si e këndon “Fenix” [Video]

Publikuar më: 16:25 10-12-2017

Pa frikë mund ta quajmë një nga intervistat më të veçanta të Mariza Ikonomit.

 Fal lojërave ndryshe në programin “Një kat më lart” njohëm një Mariza shume gazmore, improvizuese e plot batuta, larg melankolisë së këngëve te saj.

 Ermali i propozoi të zgjidhte rastësisht disa këngë “hit” komerçiale për të kënduar dhe imagjinoni… Mariza zgjodhi “Feniks” të Tuna Sejdiut.

Me shumë të qeshura ajo improvizoi “zogun më të mirë prej krejtve” duke na sjell një version të ri të këngës.

“Na fal Tuna, ta bëra këngën cop, ndjesë – tha Mariza duke pohuar se ti këndosh “zogut” nuk është keq, varet se cilit zog.

Ndiqni momentet gazmore me Marizën në “Një kat më lart” (min 21).

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148