INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni SKANDALIN e Loredanës! Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Ledrin, ka dy fjalë dhe për aferën e reperes! [FOTO / VIDEO]

Harrojeni SKANDALIN e Loredanës! Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Ledrin, ka dy fjalë dhe për aferën e reperes! [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 11:23 17-06-2019

Ledri Vula është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe padiskutim shumë i suksesshëm. Ai i ka dhuruar publikut tonë shumë hite ndër vite, hite të cilat i dëgjojmë në të gjitha ambientet. E tillë është edhe kënga e fundit “Rio Rio” e cila po bën namin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë shtete të tjera.

Fama e tij ka arritur edhe në Zvicër dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetën ditore zvicerane “20 Minuten” dhe artikulli në faqen a parë të gazetës nis me titullin: “Ylli kosovar e do Zvicrën”, në të cilin reperi shqiptar tregon dashurinë që ka për Zvicrën.

Ledri për gazetën ka rrëfyer që viziton shpesh qytetin e Zyrihut sa herë i jepet mundësia, pasi ndihet si në shtëpinë e tij. 32-vjeçari ka treguar për famën që gëzon në vendet shqiptare, si dhe u tregua mirënjohës që kohëve të fundit muzika e tij po dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Ledri në intervistë foli edhe për koncertin “Alba Festival” më 29 qershor në qytetin e Zyrihut. Këtë performancë ai e ka quajtur si ëndërr që i është realizuar.

 

kosv.png

“Kur jena kanë të vogël as që e kam mendu që një ditë kam me ardh në Cyrih, edhe me performu. Ajo është bë. Kemi pasë performanca në klube, dhe tash me ardh me performu me një festival jashtë shtetit tënd, edhe për shqiptarë, edhe kaq i madh, edhe kaq i organizuar mirë, është si një ëndërr me t’u realizu”, tha ai. Krahas dashurisë që ka për Zvicrën dhe që do të performojë në “Alba Festival”, Ledri ka komentuar edhe skandalin reperes, Loredana, skandal për të cilin kjo media ka shkruar shumë.

javu.png

 

“Po jam në ngjarje me lajmet, normal kanë bë bujë edhe te na. Kurrkush nuk gëzohet për sene të tilla që ndodhin, unë mendoj që është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse veç ajo është pyetja”, ka thënë Vula.

Intervista e Ledrit: https://www.20min.ch/schweiz/zuerich/story/Ledri-Vula--Kosovo-Star-ueber--079---die-Schweiz-und-Loredana-11719067

Article Logic
Execution time: 0.0034217834472656