INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pse s’e ke zgjedh atë senin të bardhë por t’zi?' I paragjykoi burrin, revoltohet Lindita Halimi dhe ka dy fjalë për 'gojët e liga'! [FOTO]

'Pse s’e ke zgjedh atë senin të bardhë por t’zi?' I paragjykoi burrin, revoltohet Lindita Halimi dhe ka dy fjalë për 'gojët e liga'! [FOTO]

Publikuar më: 12:25 17-06-2019

Lindita Halimi është një ndër këngëtaret më të mira të skenës shqiptare dhe këtë nuk e mohojmë dot askush. Këtë gjë ajo e ka vërtetuar shpesh herë duke u pozicionuar ne vendet e para në festivale të mëdha, por edhe me pjesëmarrjen e saj në kompeticione më me zë, si American Idol, apo edhe Eurovision.

Rreth dy muaj më parë këngëtarja shqiptare Linda Halimi dhe bashkëshorti i saj amerikan, Davon Edwards u bënë prindër për herë të parë. Lindita solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Kaimana

Bashkëshorti i këngëtares është me ngjyrë, por shumicës së ndjekësve të këngëtares nuk u ka pëlqeyr kjo gjë.

Një prej ndjekëseve të saj e ka pyetur:

Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse s’e ke zgjedh atë senin të bardhë por t’zi?”

Kjo pyetje e ka revoltuar shumë këngëtaren shqiptare, cila ka kthyer një përgjigje të gjatë ku shpjegon se nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës, sepse ajo ka zgjedhur njeriu që do.

Po ashtu ajo ka shkruar se i vjen keq që shikon se si gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije.

Përgjigja e plotë e këngëtares:

Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllëf ndaj secilit që është “NDRYSHE”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”

1-33.jpg

Screenshot_2019-06-17_094513.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0061938762664795