INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej skandalit? Publikoi sot këngën e re, por Loredanës i ndodh e papritura në Zvicër! E shihni këtu [VIDEO]

Prej skandalit? Publikoi sot këngën e re, por Loredanës i ndodh e papritura në Zvicër! E shihni këtu [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 07-06-2019

Loredana Zefi më në fund ka publikuar këngën e rradhës për të cilën kishte muaj që punonte. Kënga ka titullin ‘Labyrinth’ dhe është në gjuhën gjermane, e Loredana edhe këtë herë vjen në zhanrin rap dhe hip-hop, për të cilin edhe është e njohur.

Videoklipi është realizuar në Kosovë, ashtu si dhe vetë këngëtarja tha gjatë deklaratës të dhënë në Prishtinë, lidhur me skandalin e vjedhjes se 700 mijë frangave.

‘Sa më shumë para aq më shumë probleme’, thotë Loredana në një pjesë të tekstit në këngën ku sërish i këndon luksit. Kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për Loredanën. Javën e kaluar ajo ka marrë një nga goditjet më të mëdha të jetës, humbjen e babait.

Në klipin e publikuar në Youtube, Loredana ka marrë shumë mesazhe ngacmuese, por edhe mbështetëse, mirëpo në këtë moment që shkruajmë, kënga ka shkuar mbi 678 mijë klikime. Prisni se s’ka mbaruar akoma pasi kjo këngë e Loredanës është numri 1 në “trending” në Youtube përsa i përket Zvicrës. Në vendet e para, renditet edhe kënga e re e Ledrit “Rio”, por edhe ajo e Mozzik “A Milly”.

poppular.png

 

Prej skandalit ose jo, Loredanën po e dëgjojnë të gjithë në Zvicër.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936