INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka faj për skandalin? Loredana jep ''provën'' kuptimplotë: Na ka mësuar të jemi gjithmonë...[FOTO]

Ka faj për skandalin? Loredana jep ''provën'' kuptimplotë: Na ka mësuar të jemi gjithmonë...[FOTO]

Publikuar më: 09:20 04-06-2019

Skandali i zhvatjes së parave të familjes zviceriane vazhdon akoma të diskutohet në mediat rozë në Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër.

Kjo situatë ka prekur shumë jo vetëm Loredanën dhe Mozzik, por edhe familjarët e tyre, po ashtu reperja ka anulluar të gjitha koncertet e saj. Ndërkohë që para pak ditësh ajo përjetoi një tragjedi pasi i ati i saj u nda nga jeta. Sigurisht që babai nuk zëvendësohet, por sigurisht që xhaxhai i saj do t’i qëndrojë pranë dhe ai është është Don Shan Zefi, Kancelar Ipeshkvor i Kishës Katolike të Kosovës.

Bashkë me një foto të tijën ku shfaqet i qeshur mes maleve me dëborë, Loredana shkruan:

“Don Shan Zefi dhe axha im! I cili na ka mësuar të jemi gjithmonë në rrugën e Zotit dhe që na mbush gjithmonë zemrën plot me dashuri!”.

Loredana është në hetim në gjendje të lirë nga prokuroria e Zvicrës dhe kërkon pafajësi. Duket se pikërisht për këtë arsye, ajo zgjodhi që, pas humbjes së pashlyeshme së të atit, të vërë nderin në vend duke treguar se ata janë rritur me parime ndërsa xhaxhai i saj është një figurë e rëndësishme e besimit të krishterë.

zef.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928