INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakerat 'gjunjëzojnë' Japoninë, vjedhin mbi 500 milionë dollarë

Hakerat 'gjunjëzojnë' Japoninë, vjedhin mbi 500 milionë dollarë

Publikuar më: 22:48 28-01-2018

Hakerët kanë arritur të vjedhin 534 milionë dollarë nga shkëmbimi valutor dixhital japonez Coincheck, njoftojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Coincheck thuhet se hakerët kanë thyer fjalëkalimet të premten në ora 02:57 sipas kohës lokale.

Kripto-valutat u dërguan nga adresa NEM e Coincheck.

NEM është një kriptovalutë e ndërtuar në sitsemin e ngjashëm si Bitcoin.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se Presidenti i Coincheck, Koichiro Wada gjatë një konference për media të premten vonë tha se kompania mund të kërkojë ndihmë financiare transmeton Medial.mk

Kompania me qendër në Tokio bllokoi transaksionet për të gjitha valutat e kriptuara pas sulmit kibernetik, përveç Bitcoin.

“Blerjet dhe shitjet e kripto-valute, përveç BTC (altcoins) momentalisht janë të kufizuara. Ju lutem pranoni falje për këtë shqetësim”, thuhet në faqen zyrtare të Coincheck.

Pas vjedhjes, vlera e përgjithshme e shkëmbimit të kripto-valutës u zvogëlua me rreth 10 për qind ndërkohë që pati një humbje prej gjashtë trilionë jen japonez (55.3 miliardë dollarë).

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109