INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Nevina Shtylla bëri këtë GAFË në emision, Olti Curri bën reagimin EPIK! S’duhet humbur! [VIDEO]

HAHA! Nevina Shtylla bëri këtë GAFË në emision, Olti Curri bën reagimin EPIK! S’duhet humbur! [VIDEO]

Publikuar më: 19:30 15-10-2019

Olti Curri është rikthyer sërish në ekran këtë sezon pasi është bërë pjesë e një rubrike në emisionin “E diell”. Ai gjithmonë është njohur për deklaratat e drejtpërdrejta që bën dhe që tall ndonjë koleg me gafat që mund të bëjë.

E këtë herë, ka qenë rradha e moderatores Nevina Shtylla. Së fundmi, moderatorja është ngatërruar me fjalët e saj, ku thotë: “Janë 8 djem që i kemi prezantuar javën e kaluar, dhe janë nga të gjitha qytetet e Tiranës”.

Këtë moment sigurisht që e ka vënë re Olti Curri, i cili e ka tallur në rrjetet sociale Nevinën. “Shënon Nevina nga mesi i fushes 1-0… Topi në qendër dhe është radha ime për lapsuse, se Manushi e ka bërë me kohë të vetën: Qante Naqiu pas qerres së qumeshtit”, ka shkruar Olti në këtë video që ka hedhur në Instagram.

Sigurisht që ishte gjithçka në kuadër të shakasë, pasi ata janë miq dhe kolegë gjithashtu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586