INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me futbollistin seksi të Kombëtares, por zbulohet i dashuri simpatik i Nevina Shtyllës, ja kush është ai! [FOTO]

E bënë të lidhur me futbollistin seksi të Kombëtares, por zbulohet i dashuri simpatik i Nevina Shtyllës, ja kush është ai! [FOTO]

Publikuar më: 08:57 28-07-2019

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret që ka tërhequr shumë shpejt audiencën pas vetes me bukurinë dhe elegancën e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga aktiviteti i përditshëm.

Para pak javësh ishte në qendër të mediave rozë pasi u tha se mund të jetë në një lidhje me Eros Grezdën, por ajo i mohoi këto thashetheme.  Madje, nuk kanë munguar edhe batutat në transmetimet “live” në emisionet ku ajo moderon, si “Procesi Sportiv” apo edhe në “E Diell”, mirëpo së fundmi “Panorama Sport” ka zbuluar lidhjen e vërtetë të moderatoresbukuroshe.

Ndoshta është shumë e vërtetë që futbollistët joshin shumë vajza, por ndoshta në rastin e Nevinës, dashuria e saj e vërtetë është për juristët, pasi i tillë është profesioni i të dashurit të saj, Arbrit, madje po flasin për një ndër studentët më ekselentë në të gjitha etapat e fakulteteve, masterave që ai ka kryer.

Po, i dashuri që aq shumë ka dashur ta mbajë sekret Nevina Shtylla quhet Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz duke qenë se ka ditur që të bashkëjetojë pa bërë “zhurmë” edhe kundrejt lajmeve “fake” që kanë qarkulluar në mediat e ndryshme, për një kohë të gjatë, lidhur me një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare, por që do ta kishin zili edhe në çdo vend tjetër të globit.

Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë, të paktën sipas informacioneve që ka ditur të grumbullojë “Panorama Sport” në mënyrë ekskluzive.

spot.jpg

 

fatar.jpg

 

 myft.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619