Ivan Rakitic dhe bashkëshortja e tij Raquel Mauro po shijojnë pushimet verore së bashku pas përfundimit të Kupës së Botës.
Ata janë martuar në vitin 2013-të dhe kanë dy fëmijë të vegjël. Mesfushori i Barcelonës është njohur me bjondinën në barin e një hoteli ku ajo punonte ndërsa ai luante në Sevijë në 2011-ën
30-vjeçari po relaksohet në plazh para se t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Rakitic ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, ku u shpall kampion në La Liga dhe triumfoi në Kupën e Mbretit, gjithashtu meritë e tij është edhe arritja deri në finalen e Botërorit me përfaqësuesen e tij Kroacinë.
Më shumë se ai, ndoshta asnjë lojtar tjetër nuk i meriton këto pushime, që duket se po i shijon në maksimum. Në disa foto të publikuara në mediat sociale, lojtari shihet teksa përqafohet me gruan e tij, e cila duket kaq seksi. Por, ajo çfarë bie në sy është një tatuazh interesant në të pasmet e saj, një top futbolli.