INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit futbollisti rus, fshin hundët me 70 EURO

Habit futbollisti rus, fshin hundët me 70 EURO

Publikuar më: 22:53 14-02-2018

Futbollisti rus Stanislav Manayev, është filmuar duke bërë një gjest që ka shkaktuar polemika në mediet sociale. Manayev shihet në video duke fshirë hundën me një letër me vlerë 70 euro.

Lojtari i FC Tonso në një udhëtim me ekipin e tij, ishte filmuar tek pyeste një nga kolegët për t’i dhënë diçka për të fshirë hundët.

“Mund t’ia jepja njerëzve në nevojë, por nuk do ta bëj pas më duhet të liroj hundët,” dëgjohet të thotë lojtari përpara se të fshijë hundët, dhe të hedhë letrën në dysheme.

Video u publikua nga futbollisti në rrjetin social Instagram, por më pas u fshi, pasi profili i tij u bombardua me ofendime.

Ministri I Sportit në Rusisë Pavel Kolobvkov reagoi pas polemikave duke thënë “Nuk ka dyshim që video tregon një nivel të ulët kulture të lojtarit, jam i sigurt se do të mësojë nga ky gabim.”

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662