INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Guarda di Finanza operacion anti cannabis në Shqipëri, asgjesohen 14 mijë bimë narkotike [VIDEO]

Publikuar më: 15:51 25-08-2016

Guarda di Finanza ka zbritur në terren dhe po bashkëpunon me policinë shqiptare në aksionin e saj anti cannabis. Guarda di Finanza tashmë nuk po vëzhdon vetëm nga ajri por i është bashkuar Policisë së Shtetit shqiptar në aksionet e saj në terren, duke asgjesuar mijëra bimë cannabis sativa.
Guarda di Finanza në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës dhe të tepelenës ka ndërmarrë një aksion anti cannabis në këtë qark. Mësohet se nga operacioni i ndërmarrë janë asgjesur rrëth 14 mijë bimë narkotike, e cila ishte e mbjellë në 6 parcela.
Sipas të dhënave të uniformave blu, aksioni është zhvilluar në zonën e Kalivaçit.
Siç duket në këto pamje, efektivët janë të mbledhur në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe po marrin udhëzimet e fundit para se të nisen për të asgjësuar parcelat me kanabis që u evidentuan në Kalivaç.
Pas mbërritjes në parcela policët kanë prerë të gjithë bimët narkotike e më pas I kanë asgjesuar nëpërmjet djegies.
Bimët narkotike ishin mbjellë në toklë pa pronar, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar për kultivimin e drogës, edhe pse në fakt ata kishin “strehën” e tyre pranë parcelës.

Article Logic
Execution time: 0.0038537979125977