INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ferma kanabisi në Britani, dënohet grupi shqiptar [Emrat e ‘bosëve’]

Ferma kanabisi në Britani, dënohet grupi shqiptar [Emrat e ‘bosëve’]

Publikuar më: 10:56 18-04-2018

Shqiptarët herë pas here janë në qendrën e mediave britanike dhe në pjesën më të madhe të shkrimeve ata bëhen ‘të famshëm’ për arrestime dhe dënime, pasi akuzohen si kultivues të lëndëve narkotike.

Së fundmi hetimet në Britaninë e Madhe për një rrjet fermash kanabisi me vlerë 6 milion paund të cilat kontrolloheshin nga ‘mafia shqiptare’ kanë çuar në burgosjen e 26 personave. Grupi i cili kontrollohej nga shqiptarët ishte e angazhuar në kultivimin, paketimin dhe shitjen e kanabisit.

Operacioni antidrogë i policisë britanike i koduar “Tisdale” nisi në mars 2016.Paratë e fituara nga kanabisi pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç.

Gruaja e tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç përmes një llogarie bankare me emër të rremë kryente udhëtime për shopping në House of Fraser, një rrjet dyqanesh shumë i njohur në Britani, bënte shpenzime në sallone bukurie dhe thonjsh.

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione falso për të shmangur zbulimin nga autoritetet, penguar hetimet policore dhe për të shmangur ndjekjen penale.

Dënimet e shqiptarëve
Besnik Hoxha, 34 vjeç u burgos për dy vjet për pastrim parash.

Ifigjenia Cipi, 33 vjeç u burgos për një vit e gjashtë muaj për dokumentacion të rremë.

Denad Hoxha, 28 vjeç u burgos për katër vjet e gjashtë muaj.
Taulant Hoxha, 31 vjeç u burgos për pesë vjet e katër muaj.

Mario Basha, 31 vjeç u burgos për tre vjet e nëntë muaj.

Fatjon Hazizi, 32 vjeç u burgos për katër vjet.
Krenar Harisis, 33 vjeç u burgos për tre vjet e gjashtë muaj.

Andi Lekaji, 39 vjeç u burgos për katër vjet.
Luke Oakley, 33 vjeç u burgos për dy vjet.

Fatjon Hoxha, 33 vjeç u burgos për një vit.

Ervin Hoxha, 38 vjeç u burgos për një vit e tre muaj.

Arbor Basha, 27 vjeç u burgos për një vit e tre muaj.

Arjan Harisis, 26 vjeç u burgos për një vit e tre muaj.

Gentjan Harisis, 28 vjeç u burgos për një vit e tre muaj.

Haxhi Hazizi, 20 vjeç u burgos për një vit e tre muaj

Ismail Agaci, 22 vjeç u burgos për një vit e tre muaj.

Altin Ripaj, 33 vjeç u burgos për një vit e tre mua

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107