INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Itali bilanc “lufte”: 247 viktima e 215 persona nxirren të gjallë nga rrënojat, vijojnë kërkimet

Tërmeti në Itali bilanc “lufte”: 247 viktima e 215 persona nxirren të gjallë nga rrënojat, vijojnë kërkimet

Publikuar më: 16:39 25-08-2016

Në median Italiane janë raportuar shifrat e personave që kanë mundur ti shpëtojnë tërmetit i cili i mori jetën 247 personave. Përveç viktimave, i lartë është dhe numri i personave të cilët kanë mundur të dalin të gjallë nga rrënajt e banesave, të cilat u rrafshuan nga tërmeti 6.2 ballë i shkallës Rihter, i cili preku italinë qëndorere mëngjesin e së mërkurës. Sipas të dhënave deri në mesditen e së enjtes, numërohen plot 215 persona të cilët kanë mundur të dalin të gjallë nga rrënojat nga operacionet e kërkim - shpëtimit
Ndërkohë në mediat Italiane raportohet se në zonat e prekura nga tërmeti vijojnë kërkimet në gërmadha me shpresë për të shpëtuar të mbijetuarit të tjerë.
Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmon se deri tani janë regjistruar 247 të vdekur, mes tyre dhe shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti. Por megjithatë kjo nuk është shifra përfundimtare e personave që kanë humbur jetën nga tërmeti, thonë autoritetet italiane. Pasi shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitonin këtë zonë historike.
Ndërsa për tju ardhur në ndihmë personave të cilët kanë mbetur të pastrehë në zonën e prekur nga tërmetet, autoritetet kanë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531