INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia në gjendje të jashtëzakonshme, 267 viktima e 387 të plagosur

Italia në gjendje të jashtëzakonshme, 267 viktima e 387 të plagosur

Publikuar më: 09:15 26-08-2016

Kryeministri Italian Mateo Renzi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmeteve që prekën Italinë qëndrore, të cilët lanë pas qindra të vdekur e të plagosur.
Sipas të dhënave të autoriteteve Italiane, ka mbërritur në 267 numri i viktimave nga tërmeti i 24 gushtit në Itali.
Ky është bilanci i fundit provizor zyrtar i deklaruar mëngjesin e së premtes gjatë konferencës së shtypit nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile.
207 viktima janë në zonën më të prekur në Itali, në qytetin hitorik në Amatrice, 11 në Accumoli e 49 në qytezën e Arquata del Tronto.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile  ka dhënë dhe numri e të palgosurve nga termetet. Ka mbërritur në 387 është numri i  të plagosurve të shtruar në spitalet e rajonit të Lacios, Marke e Abruzzo.
Tërmeti më i madh ishte ai i mëngjesit të së mërkurës, 6.2 ballë i shkallës Rihter, i cili më pas është pasuar me një numër të madh tërmetesh të vogla. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile Italiane, mësohet se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 928 lëkundje tërmeti.
Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.

Article Logic
Execution time: 0.0025620460510254