INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momenti që përloti botën: "Ajo është gjallë!". Shpëtohet 10 vjeçare pas 17 orësh nën rrënoja [VIDEO]

Publikuar më: 10:59 25-08-2016

Mrekulli për një 10 vjeçare në qytetin qendror italian Pescara del Tronto, i cili është prekur nga tërmeti 6.2 ballë që ra mëngjesin e së mërkurës në Italinë qëndrore. Forcat e kërkim - shpëtimit kanë shpëtuar një vajzë vetëm 10 vjeçare nën rrënoja, pasi qëndroi 17 orë e bllokuar me kokë poshtë.
Fëmija u shpëtua nga ekipet e shpëtimit, e që më pas nuk kanë kursyer as thirrjet "ajo është e gjallë".
Videoja tregon vetëm këmbët e pluhur mbuluar të te miturës, si ekipin e urgjencës u përpoq mjaft për të liruar atë nga rrënojat.
Një shpëtimtar mund të dëgjohet duke thënë: "Ju mund të dëgjoni diçka këtu poshtë".
ky ishte një moment i shkurtër gëzimit në një ditë në të cilën të paktën 247 vetë u vranë në rajon pas një tërmeti 6.2 ballësh i cili përfshiu Italinë qëndrore në orët e para të ditës së mërkurë.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535