INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Grupet shqipfolëse të kokainës po kërcënojnë Europën’

‘Grupet shqipfolëse të kokainës po kërcënojnë Europën’

Publikuar më: 09:21 30-03-2019

Forcimi i grupeve të organizuara kriminale që flasin shqip në vendet e Bashkimit Europian, dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës e kokainës në vende të ndryshme, sa vjen e po i shqetëson më shumë autoritetet europiane. “Së pari është e rëndësishme të sqarojmë se ne po flasim për grupet e organizuara që flasin shqip, kjo nuk do të thotë se ata janë domosdoshmërisht me shtetësi nga Shqipëria. Grupe të tilla që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës. Duket se disa nga këto grupe që flasin shqip kanë vendosur tashmë linja direkte komunikimi me kartelet e drogës në vendet e Amerikës Latine, që janë prodhuese”, shprehet Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë për “Monitor”. Ai thotë se e kanë të vështirë të gjejnë arsyet se pse këto grupe u fuqizuan kaq shumë vitet e fundit, por një nga shpjegimet është natyra e tyre e dhunshme.

alexis.jpg

(Alexis Goosdeel, Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat)
Article Logic
Execution time: 0.0031309127807617