INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi dhe vrasjet në Shqipëri, statistikat zbulojnë realitetin…

Krimi dhe vrasjet në Shqipëri, statistikat zbulojnë realitetin…

Publikuar më: 13:08 25-03-2019

Viti 2019 nuk ka nisur mbarë pasi që në ditët e para të janarit  u shënuan disa vrasje për të vijuar me javën e fundit kur u regjistruan 5 të tilla brenda 7 ditësh. 

Të dhënat e INSTAT përgjatë dy viteve të fundit flasin për bilance të frikshme duke e  renditur Shqipërinë  në vendin e dytë në rajon  me numrin më të lartë të vrasjeve në raport me popullsinë.  Në 2018 në raport me popullsinë, Shqipëria rezulton me rreth 2.5 vrasje për 100 mijë banorë.

Në Shqipëri përgjatë vitit që lamë pas  nga vrasjet e qëllimshme humbën jetën 68 persona mes të cilëve 53 burra dhe 15 gra. Në raport me 2017, numri  i viktimave që kanë humbur jetën nga vrasjet ka mbetur i pandryshuar në 68, por kishte më pak femra të vrara 12 dhe më shumë meshkuj 56.

Nga të dhënat  e INSTAT rezulton se numri më i lartë i viktimave nga vrasjet ishte në vitin 2016, me 99 të tillë, nga të cilët 82 ishin meshkuj.Kjo periudhë përkon me masivizimin e kultvimit të kanabisit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes  vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. 

Po ashtu gjatë 2016 është regjistruar numri më i lartë i krimeve për pazare droge me rreth 3.200 të tilla, nga rreth 2.000 që ishte mesatarja e viteve të tjera.

Dhe duke u ndalur tek shifrat në rajon i pari me numrin më të lartë të vrasjeve është Mali i zi, i dyti vendi ynë dhe më pas vjen Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja.

Article Logic
Execution time: 0.0032188892364502