INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mundet që alienët të na kenë zbuluar dhe po na vëzhgojnë?! Ja çfarë thonë shkencëtarët

A mundet që alienët të na kenë zbuluar dhe po na vëzhgojnë?! Ja çfarë thonë shkencëtarët

Publikuar më: 12:21 25-03-2019

Pavarësisht përpjekjeve ndër vite, njerëzit nuk e kanë gjetur ende një provë që të vërtetojë ekzistencën e jetës jashtëtokësore, por kjo nuk do të thotë që ata nuk na kanë zbuluar ne.

Të paktën këtë kanë thënë një grup shkencëtarësh, të cilët u mblodhën këtë javë në Paris për të diskutuar për jetën aliene.
Sipas tyre, jashtëtokësorët mund të na kenë zbuluar dhe po e fshehin ekzistencën e tyre, pasi njerëzit mund ta kenë të pamundur që ta pranojnë ekzistencën e tyre.

Presidenti i METI gjatë mbledhjes së shkencëtarëve është shprehur se alienët po na mbajnë në një “kopsht zoologjik galaktik”, pra thjesht na vëzhgojnë siç vëzhgojmë ne kafshët.

Ndërsa drejtori i institutit Jean Rospars, mendon se jashtëtokësorët po na imponojnë një" karantinë galaktike "sepse ata e kuptojnë se do të ishte shkatërrim kulturor nëse do të mësonim rreth tyre.

Njerëzit kanë tentuar që në fillim të viteve '70 për të kapur një mesazh nga hapësira, duke përdorur Radio Teleskopin Arecibo në Porto Riko. Por, duket se përpjekjet do vazhdojnë, pasi deri tani rezultatet kanë qenë negative.

Article Logic
Execution time: 0.0030038356781006