INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 7 krime të BUJSHME në Shqipëri dhe e 'përbashkëta' që kanë ato mes tyre

Njihuni me 7 krime të BUJSHME në Shqipëri dhe e 'përbashkëta' që kanë ato mes tyre

Publikuar më: 18:44 09-11-2018

Duket se krimi i organizuar në Shqipëri po krijon një lloj "tradite" për ditën se kur do të bëjë goditjen e radhës. Fjala është për atentatet tipike mafioze, të cilat kryen zakonisht gjatë ditëve kur luhen ndeshje të rëndësishme të Champions League apo të kampionateve të tjera të futbollit.

Porositësit dhe ekzekutuesit janë të kujdesshëm në përzgjedhjen e këtyre ditëve, kur interesi qytetar është i ulët dhe i fokusuar vetëm tek ndeshjet. Të gjithë janë futur nëpër lokale dhe rrugët janë bosh. Kjo do t’u mundësonte vrasësve lehtësi në arratisjen sa më të shpejtë nga vendngjarja. Kjo është arsyeja pse krimi i organizuar godet viktimat e tyre gjithmonë në kohë të tilla. Vëmendja e njerëzve është tek ndeshjet e mbrëmjes, ndërsa policia nuk merr masa të përforcuara pasi është një ditë e zakonshme pune. Kështu ndodhi dhe me atentatin e fundit, atë të 6 Nëntorit 2018 ku mbeti i vrarë “Il Padrino” i Vlorës Edison Harizaj dhe miku i tij Genci Caca. Ekzekutimi ishte tipik mafioz dhe i organizuar deri në detaje.

Harizaj ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga Genci Caca, ky i fundit person pa precedent penal. Ata nuk e kishin vënë re se po ndiqeshin vazhdimisht. Kur ishin duke udhëtuar në unazën e qytetit të Durrësit, dy automjete i bllokuan rrugën makinës së tyre, duke mos u lënë mundësi të reagonin. Ndaj Harizajt e Cacës u lëshuan breshëri kallashnikovi pa mëshirë. Edison Harizaj, i cili ishte shënjestra e atentatit, vdiq në vend. Kurse miku i ti Genci Caca mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë të nesërmen në Spitalin e Traumës. Mbrëmjen e së martës kur ndodhi ky krim i rëndë, po luhej ndeshja e Champions League, Inter – Barcelona.

Në të tilla ditë, kanë ndodhur edhe vrasje të tjera mafioze, disa prej të cilave në “zemër” të Bllokut në Tiranë. Më poshtë po ju sjellim disa prej vrasjeve të bujshme që korrenspondojnë me data të ndeshjeve të rëndësishme.

E plotë në:http://www.newsbomb.al/vrasesit-zgjedhin-kete-dite-te-shenuar-per-ekzekutime-ja-7-krimet-e-bujshme-nga-eleminimi-i-deputetit-te-ps-te-il-padrino-i-vlores-140854

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152