INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori i Anti-mafias në Tiranë: Përveç drogës, në Shqipëri pastrohen…

Prokurori i Anti-mafias në Tiranë: Përveç drogës, në Shqipëri pastrohen…

Publikuar më: 14:13 29-01-2019

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimi i parave të pista nga organizata kriminale përbëjnë një nga problemet kryesore në Shqipërisë. Një deklaratë e tillë është dhënë nga prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho i cili gjatë një konference të organizuar nga ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar dhe pastrimi i parave janë dy shtyllat që organizatat kriminale shqiptare ndërveprojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Lufta ndaj këtyre organizatave nis me goditjen e identifikimin e parave të pista, lufta është se ku shkojnë paratë, ndaj lufta duhet bërë ndaj anëtarëve të burgosur të këtyre organizatave dhe atyre që janë jashtë Kriminaliteti shqiptar është i specializuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike, këtë e thonë hetime e zhvilluara në Itali dhe jo vetëm. Trafiku i bën të mundur organizatave kriminale, të kenë fitime të mëdha, një pjesë e të cilave shkojnë për blerjen e sasive të tjera të drogës”.

De Raho tha se nga hetimet, rezulton se vetëm në raste të rralla, fitimet janë mbajtur, fshehur apo riinvestuar në Itali.

“Ka mundësi të lartë që pastrimi i parave, të ndodhë në Shqipëri. Kapja në dispozicion e shumave të parave të paligjshme, shkon në dëm të ekonomisë së ligjshme. Sipas agjencive ndërkombëtare më prestigjioze që merren me krimin e organizuar, ka një lidhje direkte, ndërmjet korrupsionit dhe depërtimit të tyre në politikën, lokale, qendrore, kombëtare, ndërkombëtare. Ata ruajnë aftësinë e tyre për tu mbrojtur nga hetimet. Nga këto të ardhura është rritur dhe trafiku i armëve.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësoi operacionet e fundit për goditjen e krimit dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, ndërsa kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, pasi këtu do të bazohet edhe vendimi për hapjen e negociatave ne qershor.

“Është fillimi dhe ne presim vendime përfundimtare të konfiskimit të pasurive të paligjshme, është sinjal që vendi po bën në luftën kundër krimit. Vendimi në qershor do të merret edhe në bazë të rezultateve në luftën kundër krimit.

Article Logic
Execution time: 0.004209041595459