INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burgjet, 270 të dënuar i nënshtrohen sistemit të monitorimit/Çfarë është modeli italian “41-bis”...

Burgjet, 270 të dënuar i nënshtrohen sistemit të monitorimit/Çfarë është modeli italian “41-bis”...

Publikuar më: 15:05 29-01-2019

Regjimi i sistemit 41 BIS hyn në fuqi nesër. Do të jenë të paktën 270 që pritet ti nënshtrohen regjimit të këtij sistemi, bëri të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila së bashku me prokurorin e Antimafias, itaiane Federico Cafiero De Raho inspektuan sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të të gjitha institucioneve penitenciare

”Ne kemi marrë masa në sistemin e burgjeve dhe konferenca e sotme kishte të bënte me zbatimin e regjimit ’41-bis’ në burgje, që futet në fuqi nesër. Në zbatimin e këtij regjimi do të kemi mbështetjen e Italisë. Sot inspektuam sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të burgjeve, që të rritet siguria, të ulet korrupsioni dhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit kanë kontakt me botën e jashtme. Do të marrim masat dhe do të arrijmë ti minimizojnë rastet kur krimi vijon aktivitetin edhe në burgje. Në këtë grup përfshihen 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm. Ka subjekte që vijojnë veprimtarinë e tyre edhe në burgje”,-bëri me dije ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Çfarë është modeli italian “41-bis”?

Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”.

Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605