INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i ri, “blindohen’ burgjet, vetëm 1 orë ajrim në ditë [DETAJE]

Ligji i ri, “blindohen’ burgjet, vetëm 1 orë ajrim në ditë [DETAJE]

Publikuar më: 14:25 25-10-2018

Së bashku me ligjin për “bixhozin” dhe Teatrin Kombëtar këtë të enjte në Kuvend, mazhoranca ka depozituar edhe pr/ligjin me ndryshimet që do të bëhen në burgje por edhe mënyrës sesi do të trajtohen të dënuarit.

Në projektligj përcaktohen në detaje ndryshimet për të burgosurit që kanë kryer vepra penale si, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal, organizata kriminale, banda të armatosura, organizatë terroriste apo për vepra me qëllime terroriste.

Masat e rrepta që parashikon pr/ligji përfshijnë edhe reduktimin e qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, por jo më pak se 1 orë në ditë. Ky detaj lexohet lehtësisht Nenin 1 pika dh.

Ndërkohë takimi i të burgosurve me familjarët do të bëhet vetëm 1 herë në muaj dhe nën mbikëqyrje të rreptë,që do t’i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

ligji.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664