INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Grida Duma me lot në sy. “Shqiptarit i morët gjithçka”. Milva Ekonomi kyç gojën [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 21-11-2017

Deputetja demokrate Grida Duma njihet për përjetimin e fortë të debateve televizive, por nuk e kishim parë kurrë siç u shfaq një ditë më parë në studion televizive të neps 24 përballë deputetes socialiste Milva Ekonomit. Shkak është bërë prishja e banesave të Shkozës. Duma flet me zë të dridhur, e madje dhe e përlotur me argumentet e veta duke ia mbyllur gojën deputetes socialiste Milva Ekonomi. 

Grida Duma:
“Ta çosh këtë popull në atë nivel që edhe kur i prish shtëpinë, s’të del te ministria. Nuk më del vetja të të tregoj ty ç’do të thotë, se unë s’e di ç’do kisha bërë, mua po të më vijë shteti të më prishë gjithë kursimet e jetës...
Të kam dëgjuar ty të kesh thënë legalizime falas, janë të gjithë përjashta, po jetojnë nëpër teze e halla. Dhe ai popull është aq i frikësuar e bëhet të dalë aty e t’i verë benzinën vetes”.

Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867