Arsenali ka gjetur një “yll” të ri në skuadrën e saj dhe ai është Granit Xhaka, lojtari i cili po konsiderohet shumë i rëndësishëm për skuadrën nga ekipi dhe nga mediat angleze.
Së fundmi, revista prestigjioze “The Sun” i ka kushtuar një artikull, jo vetëm për lojën e tij, por edhe për gruan e mrekullueshme që e mbështet në çdo hap.
Mesfushori dhe Leonita janë njohur që në kohën kur Xhaka luante me skuadrën e Bayer Mynshengladbah. Leonita ashtu si Graniti vjen nga një familje Kosovare-Shqiptare dhe punonte në një lokal në Gjermani.
Çifti u fejua në vitin 2016 dhe vitin e kaluar u kurorëzuan me martesë. Tani ata jetojnë në Barnet, një qytezë në veri të Londrës.











29 Apr 2026 





