Stadiumi i “Camp Nou” këtë javë do të presë një nga ndeshjet më spektakolare të futbollit, të ashtuquajturën “El Classico”, ku dy ekipet kryesore të La Liga, Barcelona dhe Real Madrid do përballen me njëra tjetrën.
Për herë të parë që prej dhjetorit të vitit 2007, Messi dhe Ronaldo do të mungojnë në betejën e famshme spanjolle
Por, përtej kësaj klubi katalanas ka bërë të ditur në mediat e saj sociale se si do të jetë koreografia në tribuna, përpara se të startojë ndeshja.
Mesazhi që do të përcjelli koreografia e organizuar për të gjithë botën e futbollit: “Ne i japim ngjyra futbollit”, mësohet se do të shkruhet mbi mozaikun që do të mbahet lart nga tifozët.
Një metodë e veçantë për ta bërë akoma dhe më të bukur këtë derbi.








29 Apr 2026 





