INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panuçi nuk humbet kohë për gjyqin ndaj ish-presidentit Nishani, i çon letrën tek shtëpia

Panuçi nuk humbet kohë për gjyqin ndaj ish-presidentit Nishani, i çon letrën tek shtëpia

Publikuar më: 19:07 25-10-2018

Kristian Panuçi e ka marrë më se seriozisht gjyqin kundër ish-presidentit Nishani. Këtë e vërtetojnë veprimet e tij, të cilat tregojnë se ai nuk do dorëhiqet deri në fund për të drejtën e tij.

Trajneri i kombëtares shqiptare pretendon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh pasi Bujar Nishani e ofendoi me fjalën sharlatan.

Teksa së shpejti do zhvillohet seanca gjyqsore, avokatët e Panuçit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por e kanë gjetur vet përpara dhe ia kanë vënë në dispozicion gjykatës.

Pra, avokatët e Panuçit e kanë gjetur më parë këtë adresë duke ia vënë në dispozicion gjykatës brenda 3 ditëve, në mënyrë që proçesi gjyqësor të vazhdojë më shpejt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447