INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Speciale. Më shumë se 60 ish-drejtues të UÇK-së nën akuzë [VIDEO]

Gjykata Speciale. Më shumë se 60 ish-drejtues të UÇK-së nën akuzë [VIDEO]

Publikuar më: 16:54 25-12-2017

Analistët në Kosovë mendojnë se krerët e shtetit nuk do të zmbrapsen nga synimi për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.  Edhe pse seanca e parashikuar për tu mbajtur fundjavën e kaluar dështoi, kuvendi mund të thirret prapë në një seancë të jashtëzakonshme.  Por përfaqësues e shoqërisë civile dhe ndërkombëtarët e kanë cilësuar të rrezikshme iniciativën për ta shfuqizuar Specialen. Madje diplomatët e huaj kanë folur qartë për pasojat që mund të ketë ky vendim. Ndërkohë mësohet se zyra e Prokurorit të Specializuar ka gjetur prova për të akuzuar mbi 60 ish-drejtues dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktakuzat nuk kanë të bëjnë vetëm me krime lufte, por edhe vepra tjera të kryera deri në fund të vitit 2000. Insajderi shkruan  se Aktakuza e parë pritet të shpallet menjëherë pas shënimit të dhjetë-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mes drejtuesve të lartë të UÇK-së, të akuzuar do të jenë edhe Shukri Buja, Sokol Dobruna dhe Daut Haradinaj. Për serbët pas tentativës për të rrëzuar Gjykatën Speciale qëndron Thaçi dhe grupi i tij. Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi shprehet se iniciativa për të shfuqizuar ligjin për gjykatën speciale për krimet e UÇK-së është një plan i mirë-hartuar i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe "grupit të tij".

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934