INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata ndalon daljen jashtë shtetit të Saimir Tahirit

Gjykata ndalon daljen jashtë shtetit të Saimir Tahirit

Publikuar më: 12:07 12-12-2017

Pas shumë javësh bujë nëse ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është i përfshirë në trafik droge apo jo, Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë një vendim për Tahirin.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘ ndalimi daljes jashtë shtetit’.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-ministrit i bllokohet pasaporta.

Në kushte të tillë Tahirit I mohohet e drejta për të kaluar kufirin dhe për të udhëtuar jashtë vendit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për ish ministrin dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë, me akuzën se Tahiri është i përfshirë në trafik droge.Tahiri ndodhet në hetim nga Prokuroria, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e Prokurorisë Italiane të Katanias gjatë përgjimeve të bandës së Habilajve, ku pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar.

Ish-ministri Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë në fund të nëntorit, ku qëndroi për disa ditë.

Në atë periudhë pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594