INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg biznesmenin Orgest Sota, edhe pse ofroi...

Gjykata lë në burg biznesmenin Orgest Sota, edhe pse ofroi...

Publikuar më: 16:57 26-12-2017

Njeriu që u kap me mbi 800 mijë euro cash në automjet dhe me dy patentat e mjeteve lundruese të ish ministrit të brendshëm  është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të rënda.

Vetë biznesmeni Sota dhe pala mbrojtëse kërkuan një masë më lehtësuese duke thënë se ndaj tij nuk ka prova. Sipas avokatit, mbajtja në burg e Sotës është një vendim i padrejtë, pasi shumën e madhe të parave, ia kishte dhënë babai i tij. Madje mbrojtja ofroi garanci pasurore për ndryshimin e masës dhe për lirimin.

“Orest Sota po mbahet padrejtësisht në burg, lekët i ka të babait. Prokuroria nuk ka asnjë provë, Sota nuk është marrë ende në pyetje” deklaroi avokati Fatmir Braka

Megjithatë edhe pasi kanë dëgjuar pretendimet  e palës mbrojtëse, gjykata vendosi sërish të lërë të pandryshuar masën e ndaj biznesmenit.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494