INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiknuri lëshon urdhrin: Ujësjellësit të shlyejnë detyrimet e energjisë

Gjiknuri lëshon urdhrin: Ujësjellësit të shlyejnë detyrimet e energjisë

Publikuar më: 13:58 14-03-2018

Me urdhër të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të gjitha drejtoritë e Ujësjellës Kanalizimeve duhet të shlyejnë detyrimet që kanë për energjinë elektrike . Për shkak të pagesave të shumta nga qytetarët dhe bizneseve pranë ujësjellësve janë regjistruar të ardhura shtesë për drejtoritë, ndaj Damian Gjiknuri urdhëron që këto të ardhura të përdorën për shlyerjen e borxheve që ujësjellës kanalizime kanë për energjinë elektrike. 

Damian Gjiknuri:
“Së bashku me Ministrinë e Financave kemi vendosur që ky proces të normohet në mënyrën e duhur. Pra, që këto të ardhura të paplanifikuara të mos përdoren siç ndodh ndonjëherë nga ndërmarrjet për shpenzime personeli apo blerë gjëra të panevojshme. Duhet të përdoren për të shëndoshur gjendjen financiare të kompanive si dhe për të likuiduar detyrimet që mund të ketë ndaj sektorit të energjisë elektrike. Qëllimi i qeverisë është që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve të forcohen, të menaxhohen siç duhet dhe ka një sërë masash të tjera reformatore që do ta bëjnë të mundur në çdo bashki që ujësjellës-kanalizimet të funksionojnë si ndërmarrje që mbulojnë kostot e tyre operative”.
Ndërkohë tashmë fushata kundër informalitetit vazhdon me intensitet të lartë në të gjithë vendin për konsumatorët familjarë por dhe për bizneset.
“Lufta ndaj informalitetit në sektorin e ujit të pijshëm ka hyrë në një fazë shumë intensive. Diku ka ecur mirë dhe diku ka nevojë për më shumë përmirësime. Këtu në Elbasan mendoj se ka nevojë për më shumë përpjekje.
Që prej datës 1 mars aksioni kundër informalitetit për konsumatorët familjarë ka nisur verifikimet në terren. Kushdo që kapet me lidhje të paligjshme do të ndiqet penalisht, ndërsa debitorëve do tju ndërpritet uji deri në momentin e shlyerjes së detyrimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047