INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gëzuar ditëlindjen? Jooo! Rita Ora i nxjerr Madonna-s gishtin e mesit! [FOTO]

Gëzuar ditëlindjen? Jooo! Rita Ora i nxjerr Madonna-s gishtin e mesit! [FOTO]

Publikuar më: 09:16 18-08-2017

Mes vajzash të “këqija”, as urimi i ditëlindjes nuk mund të jetë tradicionale.

Kështu është natyrisht rasti i Rita Ora dhe divës Madonna, dy nga vajzat rebele të botës së muzikës. Dje Madonna ka mbushur plot 59 vjeç dhe bukuroshja me origjinë shqiptare i ka bërë një urim që i shkonte për shtat idhullit të saj. Duke uruar “mbretëreshën”, siç e cilësoi ajo, për ditëlindje Rita ka publikuar një foto ku vajzat dhe balerinët e tyre i kishin treguar publikut gishtin e mesit si pjesë e një performance. Dhe në fund të ditës, jemi të bindur që urimet që Madonna do të vlerësojë më shumë janë pikërisht ato të këtij “lloji”.

rimadd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029680728912354