INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazmend Paja eviton të folurën për “Portokallinë”, mos vallë ka nisur rrugëtimi i largimit edhe për të...?!

Gazmend Paja eviton të folurën për “Portokallinë”, mos vallë ka nisur rrugëtimi i largimit edhe për të...?!

Publikuar më: 21:23 16-12-2017

U diskutua se Gazmend Paja mund të ishte një nga aktorët që do të largohej nga emisioni humoristik “Portokalli”.

Dhe pikërisht zërat nisën pasi ishte vet aktori i cili u shpreh se “Nuk i dihet çfarë ndodh”, deklaratë e mbështetur në faktin se nëse nuk do të gjente një personazh të ri, Gazi do të bënte pushim.

Sido që të jetë tashmë e kemi parë Gazin të jetë përsëri një aktor i “Portokallisë” me rolet e Melamin Beratit dhe Nasit.

Ndërsa pikërisht sot, Gazmend Paja praktikisht e shmangu të folurit për “Portokallinë”.

I pyetur në “Jo vetëm modë” nëse i pëlqen më shumë karriera në film apo ajo në televizion, tek “Portokallia”, Paja u përgjigj:

 -“Të parën që përmende.”

Më tej, sqaroi se ndonëse televizioni të mëson shumë gjëra, veçanërisht lidhur me menaxhimin e kohës, nga ana tjetër të konsumon.

-“Televizioni është një ndërmarrje e fuqishme që të organizon, por paralel ke edhe konsumin.”, u shpreh Paja.

Ai ishte në premierën e filmit “Yjet e së ardhmes”, ku luan krah Elia Zaharias dhe aktorëve më të shquar të kinemasë shqiptare, si: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ema Andrea, Sadush Ylli, Karal Shena si edhe babai i tij, Luftar Paja

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332