INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata “Një libër më shumë për Preshevën”, kreu i Komunës së Preshevës lajmëron zgjidhjen e problemit të teksteve shqip në luginë dhe kërkon më shumë mbështetje nga Shqipëria[FOTO]

Fushata “Një libër më shumë për Preshevën”, kreu i Komunës së Preshevës lajmëron zgjidhjen e problemit të teksteve shqip në luginë dhe kërkon më shumë mbështetje nga Shqipëria[FOTO]

Publikuar më: 09:04 25-01-2018

 

Një grup studentësh të masterit shkencor në Shkenca Komunikimi, prezantuan pranë bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër, fushatën sensibilizueze “Një Libër më shumë për Preshevën”.

Nisma bëri bashkë personalitete të fushave të ndryshme, politikanë, përfaqësues të botës akademike, të gazetarisë dhe shoqërisë civile. I ftuari i nderit në këtë aktivitet, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndau me të pranishmit lajmin e mirë se më në fund, po shkon drejt zgjidhjes problematika shumëvjeçare e mungesës së teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit.

 “Marrëveshja e arritur vitin e kaluar mes Ramës dhe Vucic, ku kam qenë prezent edhe unë mbi sjelljen e teksteve shkollore nga Shqipëria, ka arritur një sukses të parë. Jemi njoftuar se tekstet shqip do të sillen nga Shqipëria drejt Serbisë për t’u harmonizuar me programin e ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe për pasojë duke nisur nga viti shkollor 2018-2019, ne do të kemi 43 tekste të reja shqip për të gjithë nxënësit tanë në Luginë, gjë e cila ndodh pas 10 vjetësh.

Drejtuesi më i rëndësishëm vendor në Luginën e Preshevës tha se kjo pjesë ku jetojnë shqiptarët ka sfida të mëdha përpara, duke nisur nga uji i pijshëm, energjia elektrike, infrastruktura, mungesa e teksteve shkollore dhe thithja e investitorëve nga Shqipëria dhe Kosova.

Z.Arifi kërkoi edhe më shumë vëmendje dhe angazhim nga Shqipëria për Luginën e Preshevës, duke e konsideruar nismën studentore për mbledhjen e librave dhe mjeteve arsimore një simbol dhe mësim të mirë të asaj që shqiptarët në Serbi presin edhe nga politika shqiptare.

Ndërkohë Zv. Ministri i Arsimit, Sporteve dhe Rinisë i Shqipërisë, z. Shpati Kolgega e konsideroi fushatën “Një Libër për Preshevën”, një nisëm me dimension shpirtëror që bën bashkë të rinjtë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Z. Kolgega premtoi angazhimin e tij që nisma të jetë mbarëkombëtare me përfshirjen edhe të shkollave dhe universiteteve të vendit.

Publicisti dhe pedagogu Agron Tufa dha shembullin konkret të ndihmës në këtë fushatë duke dhuruar 200 libra në ndihmë të fëmijëve në shkollat e Luginës së Preshevës, ndërsa deri tani, në pak ditë të nismës janë grumbulluar afro 1 mijë libra dhe shuma monetare nga individë dhe biznese që do të dërgohen në shkollat e Luginës së Preshevës në fillim të muajit mars.

s9uergn0-_34.PNG

p_drjgf-0q34.PNG

jano.PNG

ser0gu_304.PNG

0aeru_09q3.PNG

zsdgu_0q34.PNG

sugr0_34.PNG

zsdgu_-q234.PNG

awe0rif_-q234.PNG

sh_g-q34.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314