INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foto seksi, festa e jetë luksoze në Amerikë, por do të habiteni kush ia pagun shpenzimet Anxhelina Hadërgjonajt [FOTO]

Foto seksi, festa e jetë luksoze në Amerikë, por do të habiteni kush ia pagun shpenzimet Anxhelina Hadërgjonajt [FOTO]

Publikuar më: 12:25 15-10-2017

E kemi parë shpesh moskokëçarëse që e shijon jetën ashtu siç do. Ajo është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar dhe shpesh herë është përfolur për jetën e saj edhe pse jeton shumë milje larg, në Los Angeles.

Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonaj. Jemi mësuar me pozat seksi të Anxhelinës në rrjetet sociale dhe prej vitesh është zhvendosur në vendin e ëndrrave, Amerikë, për të ndjekur ëndrrën e saj, muzikën. Këngëtarja e nisi karrierën muzikore në Shqipëri dhe pas një periudhe goxha të gjatë mungese , po kërkon të futet në tregun muzikor amerikan.

Siç shihet edhe nga postimet e këngëtares në Instagram, Anxhelina duket se bën një jetë luksoze, me festa e pushime, por kush ja paguan shpenzimet?

Përgjigjen e kësaj pyetje na i tregon vetë Anxhelina e cila në një intervistë për "Thumb", u shpreh: "Për momentin mami është burimi kryesor. Të gjithë kur shohim njerëz të tillë në Instagram, themi "ua, çfarë jete", por edhe ne kemi ato vështirësitë. Në Instagram paraqesim momentet më të mira, më të lumtura që dukemi më mirë, por nuk është gjithmonë ashtu normalisht”.

"Mami përditë më kërkon të gjej punë. Në 5 të mëngjesit, më thotë çfarë do bësh sot? Unë i them planet e mia, jam e zënë, ndërsa mami ma përsërit “gjej punë, gjej punë...” Puna ime është kjo”, përfundoi Anxhelina.

collagejet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207