Kur ëndrrat bëhen realitet! Ai është një nga lojtarët më të mirë të momentit, por ndoshta nuk e kishte menduar se do kishte fituar kaq shumë me Real Madrid. Bëhet fjalë për supertalentin Marco Asensio, një foto e fëmijërëisë së të cilit është bërë virale në internet duke thyer rekordet e shikimeve ditën e sotme.
Gazeta ‘El Chiringuito de Jugones’ ka shpërndarë një foto në “Twitter” ku shihet Asensio si fëmijë, duke pozuar para jahtit ku në të ishte presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Në një moshë fare të vogël, mesfushori spanjoll nëpërmjet kësaj fotos nxjerr në pah “dashurinë” për Los Blancos edhe në kohën kur nuk e kishte idenë se një ditë do të luante për këtë klub.
 
							 
							 
							 
							 
					![Foto që po bën xhiron e rrjetit! Dikur pozonte para jahtit të Perez, sot ky futbollist luan për Real Madrid [FOTO] Foto që po bën xhiron e rrjetit! Dikur pozonte para jahtit të Perez, sot ky futbollist luan për Real Madrid [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/f688468d2fd5d3a408fb14574af99a76_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





