INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet nusja e Artan Habilajt: Kjo është e vërteta e pasurisë sonë...

Flet nusja e Artan Habilajt: Kjo është e vërteta e pasurisë sonë...

Publikuar më: 16:17 01-11-2017

Shtëpitë që vëllezërit Habilaj kanë ndërtuar tregojnë se janë ndër më të pasurit e fshatit. Për pasuritë e tyre është nusja e vëllait të madh ajo që e ka një shpjegim.

Tina Habilaj telsa flet per Top Story, i bashkohet vjehrrës së saj, Zenepes me dhjetra dosje e dokumenta.

Ajo thotë se burri, Artani, i cili është në kërkim, është i pafajshëm. Dokumentet e kredive bankare deri në 800 milionë lekë janë për Tinën argumenti se tre vëllezërit, banorë të fshatit të vogël Babicë, pasurinë e tyre e kanë brenda ligjeve.

“Këto janë kreditë që ne kemi marrë ndër vite. Kjo është një kredi prej 5 milionë lekësh të reja. Kjo është e pesta kredi që kemi marrë për karburantin që shkojnë tek 700-800 milionë lekë”, thotë nusja.

Habilajt kanë ndërtuar një pikë shitje të karburanteve në anë të rrugës së re transballkanike. Ata kanë edhe disa prona të tjera, si një local.

“Kredia e fundit është marrë në muajin korrik 2017. Është marrë në emrin e Florianit, janë 110 mijë euro kredi. Kreditë janë përdorur për karburantin, për lokalin, për gjëra që ne kemi. Nga momenti që ti merr një biznes, edhe do ta rregullosh se nuk mund të punohet biznesi. Kjo është kredia tjetër. Kjo marrje huaje në vitin 2012 prej 135 mijë eurosh. Kredi kam marrë për arsye të punës”, thotë Tina Habilaj./ TCH

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594