INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flamurtari merr 3 pikë midis tensionit dhe festës, Partizani rrezikon kreun

Flamurtari merr 3 pikë midis tensionit dhe festës, Partizani rrezikon kreun

Publikuar më: 22:15 23-11-2018

Kryesfida e kësaj jave midis Flamurtarit dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin 1-0. Flamurtari pas shënimit të golit në minutën e 9 me kapitenin Bushiç ka arritur të administrojë lojën deri në fund, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.

Ndërkohë, ekipi kryesues i Partizanit bëri gjithçka për tu larguar të paktën me një barazim, por ishte e pamundur, kur gardiani Koliçi u tregua vendimtar në shumë episode.

Një përballje mjaft e bukur, ku nuk mungoi as tensioni, teksa në pjesën e parë, gjyqtari Enea Jorgji ndëshkoi 3 futbollistë brenda një momenti.

Në pjesën e dytë pati dhe një pretendim të Partizanit për 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë të Pollozhanit, por gjyqtari vazhdoi lojën.

 partizani_ndehsje.jpg

partizani_ndesh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547