INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA ka fshehur dokumentet! Sergio Ramos  ka përdorur dopping para finales së Champions! Ja detajet

UEFA ka fshehur dokumentet! Sergio Ramos ka përdorur dopping para finales së Champions! Ja detajet

Publikuar më: 20:42 23-11-2018

Gazeta gjermane “Der Spiegel” sapo ka zbuluar atë që mund të quhet skandali i vitit.

Një natë përpara finales së Chmapions League në Cardiff, me 3 Qershor Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testin e dopingut, por ky fakt nuk ka dalë në dritë kurrë deri më tani.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, ka dërguar një provë urine përpara ndeshjes në laboratorët e UEFA në Austri dhe pas ekzaminimit, në gjakun e tij janë gjetur dy substanca të ndaluara nga WADA(Agjencia Botërore Anti-Doping).

Një pjesëtar ekzekutiv i UEFA ka kërkuar shpjegime për këto analiza tek lojtari dhe përgjigja e mbrojtësit ka ardhur në 10 Korrik. Lojtari ka dërguar një raport të detajuar mjekësor dhe e ka shoqëruar atë me fjalinë se është ‘mjeku i ekipit ai që ka marrë vendimin për përdorimin e substancave.’

Mbrojtësi kishte marrë dy doza, njërën në shpatull dhe tjetrën në gjurin e tij, nga substancat e palejuara, të cilat lehtësojnë dhimbjet dhe japin një gjendje euforie.

Doktori i ekipit pranoi gjithçka më pas duke bërë një mea culpa për situatën, duke pranuar se i gjithi ishte faji i tij dhe nuk donte të shkelte rregullat, por në momente ekzaltimi pas fitimit të trofeut ai kishte ngatërruar emrat e substancave që kishte dërguar tek raporti i UEFA dhe nuk e dinte se ishte në kundërshtim me rregulloren.

Departamenti Anti Doping tek UEFA me këto përgjigje që mori e mbylli çështjen dhe i tërhoqi vëmendjen klubit dhe lojtarit.

Edhe agjencia e Anti Dopingut Spanjoll i janë dashur 5 muaj për ta hetuar këtë çështje dhe për të mos nxjerrë asgjë në dritë.

U desh shumë kohë që kjo çështje të dilte në dritë dhe të gjithë kanë ngritur pyetjen se kush është “dora e fshehtë” që e mbuloi ngjarjen, për të mos dalë kurrë në syrin e publikut. Nëse këto akuza vërtetohen ky mund të jetë skandali që do ndikojë shumë në karierrën e Sergio Ramos dhe imazhin e Real Madrid.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705