Cristiano Ronaldo është njeriu, i cili solli një frymë të re në kampionatin italian dhe sidomos tek ekipi i Juventusit.
Etika e tij e punës dhe loja në grup e bëjnë atë një shembull për tu marrë edhe nga të tjerët, si në rastin e Paulo Dybala.
Por, përveç kësaj pjese ai njihet edhe si njeriu i shakave dhe veprimi i tij i fundit në dhomat e zhveshjes na ka argëtuar të gjithëve.
Ai po përpiqet të përshtatet me kulturën italiane dhe një foto e postuar në “Instagram” nga shoku i tij i skuadrës Paulo Dibala ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale ku Cristiano mbante në kokë një kapele të bazuar në një personazh të marrë nga Super Mario.









6 May 2026 





