INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sergio Ramos pozitiv me dopping, vjen reagimi i menjëhershëm i klubit[FOTO]

Sergio Ramos pozitiv me dopping, vjen reagimi i menjëhershëm i klubit[FOTO]

Publikuar më: 22:32 23-11-2018

Në ditën e sotme gazeta gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një artikull ku sipas saj Sergio Ramos ka përdorur substanca të palejuara përpara finales së Champions në Cardiff, ndërkohë që UEFA ka fshehur faktet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Real Madridit rreth ngjarjes:

“Sa i përket raporteve të publikuara nga ‘Der Spiegel’ në lidhje me kapitenin tonë, Sergio Ramos, klubi dëshiron të shprehë:
1. Serxhio Ramos kurrë nuk ka shkelur rregullat anti-doping.
2. UEFA kërkoi informacione specifike dhe menjëherë e mbylli rastin e përmendur, siç është zakon në raste të tilla, pas testeve të kryera nga ekspertët e Shoqatës Botërore Anti-Doping (WADA) dhe UEFA vetë.
3. Për sa i përket pjesës tjetër të përmbajtjes nga publikimi i lartpërmendur, klubi nuk do të bëjë ndonjë koment, duke pasur parasysh natyrën e qartë të paqëndrueshme të raporteve”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363