INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flaka Krelani merr flakë! Gazetarët ‘kazan mediatik’!

Flaka Krelani merr flakë! Gazetarët ‘kazan mediatik’!

Publikuar më: 20:04 02-12-2017

Mesa duket Flaka Krelani ka filluar të ndryshojë jo vetëm në pamje, por edhe në sjellje. Tani me ndryshimet që po bën nuk duket më si Flaka e “Etheve të së Premtes”.

Kohët e fundit Krelani është komentuar shumë për lukun e saj në videoklipin e fundit që ka bërë. Komentet nga komentuesit dhe nga mediat rozë kanë qenë të shumta, por duket se Krelani nuk i ka pritur dhe aq mirë. Ajo thotë se mediat s’kanë pse të merren më shndërrimin e saj, madje ajo përdori një shprehje të kryeministrit duket i quajtur “Kazan Mediatik”.

Tek videoklipi i fundit, “DEF Star”, Flaka shfaqet më ndryshe se kurrë më parë dhe për këtë, është bërë objekt i shumë shkrimeve në portale. Edhe njerëzit i kanë lënë shumë komente në Instagram, ku shprehin habinë për shndërrimin e saj.

E pyetur në “Thumb” se cilat kanë qenë ndërhyrjet që ka bërë, Flaka u përgjigj me ironi, duke thënë se ka marrë gjithë plastikën e Kosovës.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy nga fjalët e Flakës është ajo çka ka thënë për median.

“S’e kuptoj pse po flasin kaq shumë, pse po merren kaq shumë me dukjen time. U them gazetarëve të mos merren vetëm me pamjen e këngëtareve, por të bëjnë ndonjë gjë më me vlerë. Se ato gazetaret jam e sigurt që duan të duken 100 herë më mirë se unë. Por janë, si thotë Edi Rama, kazan mediatik”, është shprehur Flaka Krelani.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385