INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festë e çmendur! Laçi bën mrekullinë në fund, kualifikim historik në turin tjetër të Europa League [VIDEO]

Festë e çmendur! Laçi bën mrekullinë në fund, kualifikim historik në turin tjetër të Europa League [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 19-07-2018

Laçi ka arritur një kualifikim historik për në turin e dytë në Europa League, pasi ka fituar sfidën e kthimit ndaj Anorthosis në shifrat 1-0. Një gol i shënuar nga Myrto Uzuni dy minuta nga fundi i kohës së rregullt i ka mjaftuar ekipit të Prengës për të përmbysur humbjen 2-1 në Qipro.

Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi me kokë devijon drejt portës dhe shënon golin e avantazhit që i jep Laçit kualifikimin. Qipriotët e Anorthosis u përpoqën deri në minutat e fundit, duke gjetur rrjetën në shtesë, por goli u anulua nga gjyqtari pasi ishte bërë me faull ndaj Hoxhallarit.

Kështu Laçi gjen fitoren e parë europiane, në ndeshjen e 12 në histori, pasi deri tani regjistronte 5 barazime dhe 6 humbje, ndërsa kualifikohet për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Europës.

dowabn from Elton Cara on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373