INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukesi-Laçi sërish në finale të Kupës për të dytin vit radhazi.

Kukesi-Laçi sërish në finale të Kupës për të dytin vit radhazi.

Publikuar më: 18:27 20-04-2016

U luajtën sot dy takimet e kthimit për fazën gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, duke përcaktuar kështu dy ekipet që do të diskutojnë mes tyre finalen. Kukësi dhe Laçi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin vit radhazi verilindorët do të përballen me kurbinasit për trofeun e dytë të futbollit shqiptar për nga rëndësia pas kampionatit.

Kukësi thelloi edhe më shumë fitoren e vendosur që në transfertë ndaj Flamurtarit, duke fituar me të njëjtin rezultat 2-0 edhe ndeshjen e kthimit. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro mundi me rezultatin e përgjithshëm 4-0 Flamurtarin e Vlorës.  Skënderbeu më në fund rikthehet te fitorja, pas tre humbjesh radhazi, por rezultati 2-1 favorizon Laçin i cili shkon sërish në finale

Finalja e vitit të shkuar mes Kukësit dhe Laçit u fitua nga skuadra kurbinase.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998