INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kukësi’, Deputeti PD-së pyet zvkryeministren, reagimi i saj para ambasadorit britanik...

‘Kukësi’, Deputeti PD-së pyet zvkryeministren, reagimi i saj para ambasadorit britanik...

Publikuar më: 12:12 06-04-2018

Çështja e protestuesve të Kukësit, 11 prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar ka shkaktuar debate edhe mes deputetit të PD-së Romeo Gurakuqi dhe zvkryeministres Senida Mesi.

Gjatë tryezës së përbashkët me ambsadorin britanik Duncan Norman në Shkodër Gurakuqi i kërkoi Mesit të jepte shpjegime për arrestimin e 11 protestuesve dhe tarifën e Rrugës së Kombit.

Debati vijoi edhe më tej kur Gurakuqi kërkoi që Mesi të mos largohej nga tryeza. Zvkryeministrja u shpreh se duhet të nisje për në Tiranë për shkak të një takimi tjetër.

E pranishme në tryezë ka qënë edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se qeveria ështëe lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës në rang ministrash.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762