INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bastardë', Vasili nuk kursen as ata që s'ndëshkuan Ramën. 'Këto janë kërkesat prej nga nuk do të tërhiqemi' [FOTO]

'Bastardë', Vasili nuk kursen as ata që s'ndëshkuan Ramën. 'Këto janë kërkesat prej nga nuk do të tërhiqemi' [FOTO]

Publikuar më: 12:18 06-04-2018

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar sërish qeverinë për vendimet e saj dhe kryeministrin për gjuhën e përdorur.

Vasali e konsideroi bastard, Ramën, për gjuhën vulgare që përdori duke e krahasuar popullin me organin gjenital të mashkullit, por i cilësoi të tillë edhe deputetët që e mbështetën, përfshirë kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçin.

Vasili deklaroi më pas se LSI nuk do të tërhiqej nga asnjë prej kërkesave që shtroi në protestën e djeshme bashkë me forcat e tjera opozitare.

Fjalimi:

"Qytetarët shqiptarë kanë treguar se kanë ecur më përpara se politika, sesa e thellë është kriza politike dhe ekonomike shoqërore. Pavarësisht nga jehona shumë e pakët që media shqiptare i bën fatit më tragjik se kemi numrin më të lartë për emigracionin e moshave të reja – të mos harrojë asnjëherë se kjo fashë moshe do të thotë se vëllezërit motrat janë viktimat e kriminalitetit, pasi ky kontingjent moshor është i rrezikuar nga pedofilia trafiku i organeve rreziku i shpërndarjes së drogës dhe “baby killer”. Kjo situatë e rëndë ka hyrë në palcën e popullit që për nga protestimi paqësor u ngjau shumë vendeve me kulturë politike si Franca, si Sllovakia, lajmi më i madh është se ndërgjegjja shoqërore shqiptare është rizgjuar.

Detyra e politikës është ta ndjekë me vendosmëri këtë rrugë që e hapën qytetarët për t’iu kundërvënë qeverisjes më antishqiptare që Shqipëria ka përjetuar.

Ne dënojmë të gjitha llojet e politikave në parlament siç qe dëgjesa me qytetarët e Kukësit. Ajo tregoi se për Ramën, Kukësi është më larg se Zelanda e Re. Ky kryeministër që duhet të qeveriste me popullin nuk mund të bisedojë me popullin po përdor video konferencat.

Një kryeministër që ka krahasuar një popull me organet gjenitale të mashkullit nuk mund të jetë më. Ky është bastard si dhe disa të tjerë, bastardë e kanë mbrojtur.

Kryetari i Kuvendit që është bashkëvotues dje në Byro nuk mund të thotë më asnjë fjalë për ç’ka do të bëhet në sallën e Kuvendit. Përfundimisht ai është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastardësh, etika e Kuvendit ka vdekur . Një bastard që e krahason popullin me organin gjenital mashkullor...

Opozita nuk kthehet më asnjë hap pas sa i përket anullimit të taksës së Rrugës së Kombit, nuk heq dorë nga kërkesa për lirimin e protestuesve pasi kryeministri pohoi se ishte ai fajtori dhe përderisa ai e pranoi, ata që mbahen në burg nuk mund të jenë fajtorë. Kjo është kriminale dhe e pandershme si gjithë thikat e tjera pas shpine që ai u ka vënë atyre."

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439