INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund këtu rrugëtimi i tyre, Partizani dhe Luftëtari eliminohen nga Europa League

Merr fund këtu rrugëtimi i tyre, Partizani dhe Luftëtari eliminohen nga Europa League

Publikuar më: 22:24 19-07-2018

Partizani dhe Luftëtari janë eliminuar që në turin e parë të Europa League. Të kuqtë kanë pësuar një tjetër humbje 0-2 ndaj ekipit slloven të Mariborit, teksa në sfidë e parë ishin mposhtur 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dervisevic në minutën e 31-të, ndërkohë që Partizani goditi në dy raste edhe traversën. Tavares në minutën e 3-të shtesë shënoi golin e dytë për ekipin e Mariborit.

Krejt ndryshe ka qenë atmosfera në “Elbasan Arena”, aty ku Luftëtari vijoi shfaqen e nisur që një javë më parë në Letoni ndaj Ventspils. Pas asaj humbje zhgënjyese në transfertë me rezultatin 5-0, gjirokastritët kanë barazuar sot në Elbasan me rezultatin 3-3, për tu eliminuar pas një rezultati të përgjithshëm 8-3.

Shkurtaj, Ymeraj dhe Milosavljev shënuan për Luftëtarin, ndërkohë që për miqtë ishte sërish Akinyemi që realizoi dy gola dhe Alfa në kohën shtesë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896